Zgjidh të ardhmen

Kjo është faqja zyrtare e Aleancës për Shqiptarët, ku mund të njoftoheni rreth politikave tona, qëndrimeve tona si dhe aktiviteteve që zhvillojmë.

Lajmet e fundit

Media

Press

Na ndiqni në

Për çfarë angazhohemi?

Ekonomia

Angazhohemi për shpërndarjen e drejtë të buxhetit dhe mbështetjen e ndërmarrjeve vendore dhe inovacionit.

Politika e jashtme

Angazhohemi për politikë të jashtme pro-europiane në mbështetje të zhvillimit socio-ekonomik dhe integrim të mërgatës.

Shëndetësia

Angazhohemi për rritjen e efikasitetit të punës në shëndetin publik dhe integrimin e sistemit shëndetësor.

Barazia sociale

Angazhohemi për barazinë e plotë, ku synojmë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Arsimi

Angazhohemi për arsim publik të mirëfilltë, ku synim kryesor është kultivimi i vlerave arsimore dhe modernizimi i metodave mësimore.

Drejtësia

Angazhohemi për një gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, që për qëllim ka ç'rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit.

0
vite nga themelimi
0
deputet në Kuvend
0
komuna në qeverisje
0 +
anëtarë

Fushatat tona

Shtetesia.mk është platforma e krijuar nga qendra analitike e Aleancës për Shqiptarët e cila synon zgjidhjen e problemit për gjithë personat që kanë probleme me shtetësin në RMV. Platforma e opozitës shqiptare për grumbullimin e të dhënave për peronat që nuk kanë nënshtetësi në vendin tonë, sipas Aleancës është e suksesshme dhe këtë e ka dëshmuar interesi i madh i qytetarëve që i ngarkojnë dokument në këtë platformë në pritje të zgjidhjes.

Falë kësaj platforme u sigurua që të dëgjohet i gjithë zëri i qytetarëve dhe me mekanizmat e deputetëve në kuvend u mundësua që të kaloj miratimi për Ligjin për shtetësi.

Kështu më në fund u zgjidh problemi i mijërave shqiptarëve që kishin probleme me nënshtetësin me dekada me rradhë.

Për më shumë, vizito: www.shtetesia.mk

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët përfundoi Shkollën Politike me ligjërues nga të gjitha trojet shqiptare.
Shkolla Politike u zhvillua në platformën online Zoom dhe ishte projekti i parë i organizua nga Forumet Rinore në historinë politike të Republikës së Maqedonis së Veriut e cila do të proçedoj edhe më tej në kuadër të Akademisë Politike të ASH.
Të rinjtë e FRASH ndoqën 8 sesione leksionesh në format bashkëbisedimi me tema të ndryshme nga të cilat patën mundësinë të kultivohen me dije dhe informacione  mbi elementet bazë politike dhe retrospektivën e fillit të politikës në botë në konsistencë të hartimit dhe krijimit të politikave  të mirëfillta për vendin

Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme që gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2019, unifikimi i mbarë spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut të bartë porosinë e bashkëjetesës, por edhe të bartë mesazhin e të qenurit komb shtetformues në këtë Republikë. Duke qenëse partit tjera nënshkruan koalicion me partit maqedonase, Aleanca për Shqiptarët vendosi të përkrah kandidatin e pavarur për president, diplomatin Blerim Reka. Edhe pse në një rezultat të ngushtë në raport me dy kandidatët maqedonas, Blerim Reka nuk arriti të kualifikohet për raundin e dytë. Mirëpo suksesi ishte i pakrahasueshëm, sepse me rezultatet e tij, pavarësisht bojkotimit nga partia shqiptare në pushtet BDI, Blerim Reka me përkrahjen nga opozita shqiptare arriti të faktorizoj shqiptarët dhe të ngris statusin e tyre në shtet.

Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit.

ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimit të Kushtetutës.

Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njejtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preaumbullën e shtetit dhe me cështjen e shtetësisë. Prandaj, fushata jonë “Për NATO & BE” u vlerësua si fushata më e bukur dhe domethënëse në shtet, në kohën kur ishte e një rëndësie të veçant të rreshtoheshim pro referendumit dhe rrugës për NATO & BE.

Degët

Të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të Aleancës për Shqiptarët, janë të hapur për komunikim me secilin qytetar dhe aktivist. Nëse dëshironi të diskutoni për ndonjë temë të caktuar në degën tuaj ose të zhvilloni ndonjë aktivitet sëbashku me aktivistët tjerë të lagjes suaj, mund të kontaktoni anëtarët e degëve në çdo kohë.

 

** Në hartën e paraqitur nuk gjinden degët e Diasporës, për të parë listën e plotë klikoni në butonin më poshtë

27 prilli dita kur lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u vendos në ballë të binomit të regjimit dhe solli kthesën historike për faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut!

Nga rrjetet sociale

#PyeteAleancën

Platforma online ku ju mund të shprehni mendimin tuaj, të parashtroni pyetje apo të ndani ide me Aleancën për Shqiptarët!

Bashkohu me Aleancën!

Skip to content